“Nana përcjell vajzën”, publikohet kënga nga Shkurta dhe Gresa Behluli

08:35 | 03 Prill 2019

Gresa Behluli i dha fund beqarisë ditë me parë.

Është publikuar në Youtube projekti muzikor “Nana përcjell vajzën” nga Shkurte Fejza dhe vajza e saj, Gresa Behluli e cila ditë më parë i ka dhënë fund beqarisë.

Kjo këngë është shoqëruar me një videoklip me pamje shumë të veçanta nga kanagjegji dhe dasma e Gresës, shkruan rtv21.

Të shtunën (më 30 mars), Gresa dhe Lulëzimi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, në një nga lokalet e njohura të kryeqytetit.

Ata janë përkujdesur maksimalisht që kjo dasmë të jetë sa më madhështore dhe në dasmë kanë qenë të pranishëm emra të njohur të estradës.

https://www.youtube.com/watch?v=PeYEy4_Rrsc

Komento: