Napoli humbet durimin me Ancelottin, në prag të shkarkimit

22:25 | 11 Nëntor 2019

Ancelotti në prag të shkarkimit – Napoli i jep dy ndeshje për të kthyer situatën.

Carlo Ancelotti është në prag të shkarkimit nga posti i trajnerit të Napoli.

Ancelotti ka dy ndeshje në dispozicion për të shpëtuar punën e tij tek Napoli, shkruan ‘Sportmediaset’.

Klubi nga Serie A ka vetëm pesë fitore në kampionatin italian këtë sezon dhe nuk regjistron asnjë fitore në katër ndeshjet e fundit, transmeton lajmi net.

Dy ndeshjet e ardhshme të Napoli duhet të grumbullojnë gjashtë pikë, në mënyrë që Ancelotti të vazhdojë punën e tij.

Një nga emrat që shihet si zëvendësues potencial i Ancelotti është Gennaro Gattuso.

Komento: