Napoli “tronditet”, po i largohen dy yjet e mëdha

14:18 | 23 Tetor 2019

Napolit mund të i largohen dy futbollistët më të mirë.

Dries Mertens dhe Jose Callejon mund të largohen në merkaton e janarit. Kjo është “bomba” me të cilën zgjohet ditën e sotme qyteti i Napolit, teksa “La Gazzetta dello Sport” raporton se të dy futbollistët kanë kërkuar rritje rroge. Por, një gjë e tillë s’është aprovuar nga presidenti De Laurentis për shkak të moshës së dy lojtarëve.

Callejon fiton 3 milionë euro në sezon dhe ka kërkuar 4 për tre vitet e ardhshme. Ndërsa Mertens paguhet 4 milionë euro në vit dhe dëshiron 5 të tilla për tre vitet e ardhshme. Të dy janë 32 vjeç dhe kjo ka bërë që Laurentis t’i thotë “Jo”, duke çelur në këtë mënyrë mundësinë e largimit të tyre.

Komento: