NATO e konfirmon zyrtarisht ardhjen e sekretarit Rutte në Kosovë

17:08 | 07 Mars 2025
nato-e-konfirmon-zyrtarisht-ardhjen-e-sekretarit-rutte-ne-kosove

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska do të vijnë në Kosovë më 11 mars, ka bërë të ditur zyrtarisht NATO.

Në Prishtinë sekretari i Përgjithshëm do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Ndërkaq, konferenca për shtyp do të mbahet në 14:50.

Së bashku me ambasadorët nga partnerët kontribuues të trupave të KFOR-it, ata do të takojnë komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani dhe drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Christian Nawrat.

Komento: