Ndalet Arsenal!

18:27 | 23 Nëntor 2019

Arsenal ka zhgënyer.

Arsenali ka marrë një pikë në shtëpi ndaj Southamptonit në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier pasi barazoi me rezultat 2-2.

Të parët ishin mysafirët ata që kaluan ne epërsi me anë të Danny Ings që realizoi në minutën e tetë.

Por, avantazhi i Southamptonit nuk zgjati shumë, pasi Alexander Lacazette (18’), i barazoi shifrat në 1-1, e që me kaq përfundoi edhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë kishte një ritëm edhe më të lartë, mirëpo ishin mysafirët ata që e rikthyen epërsinë.

Në minutën e 71-të gjyqtari Attwel akordoi penallti për Southamptonin të cilët dështoi ta shndërronte në gol James Ward-Proëse, por nga topi i kthyer e futi në rrjetë.

Arsenali tentoi që të merrte së paku një pikë nga ky takim dhe e arriti këtë gjë në sekondat e fundit të ndeshjes me anë të Lacazettes (90’+6).

Pas javës së 13-të Arsenali ka rënë nga pozita e shtatë në të tetë me 17 pikë, ndërsa në xhiron e 14-të do të ketë punë me Norwichin.

Komento: