Ndërrimi i pushtetit në komunat Veriore pa probleme, Zyra e BE: Hap i rëndësishëm drejt një angazhimi konstruktiv

15:56 | 05 Dhjetor 2025
Ndërrimi i pushtetit në komunat Veriore pa probleme, Zyra e BE: Hap i rëndësishëm drejt një angazhimi konstruktiv

Zyra e BE-së në Kosovë ka reaguar pasi sot në nivel vendi janë betuar kryetarët e rinj të komunave, përfshirë edhe katër komunat veriore të vendit.

Zyra e BE-së ka thënë se e mirëpret dorëzimin pa probleme të mandateve tek kryetarët e rinj, përfshirë edhe të atyre në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt një angazhimi konstruktiv në të ardhmen”, thuhet në reagim.

Komento: