Ndërron jetë Kobe Bryant

20:45 | 26 Janar 2020

Basketbolli është në zi.

Basketbollisti i njohur amerikan, Kobe Bryant ka vdekur pas një përplasje me helikopter.

Sipas TMZ, ylli i NBA po udhëtonte me tre persona tjerë me helikopterin e tij privat kur ndodhi dhe aksidenti.

Kobe Bean Bryant, ishte një ish basketbollist profesionist amerikan. Ai luajti tërë karrierën e tij 20-vjeçare me Los Angeles Lakers të Shoqatës Kombëtare të Basketbollit.

Ai hyri në NBA drejtpërdrejt nga shkolla e mesme dhe fitoi pesë kampionate në NBA.

Komento: