Ndeshja, Kosovë – Mali i Zi, zbulohen çmimet e biletave

19:05 | 01 Tetor 2019

Të gjithë janë në pritje të ndeshjes, Kosovë-Mali i Zi

Kompania kontraktuese nga Federata e Futbollit e Kosovës për shitjen e biletave online tashmë ka publikuar edhe çmimet e biletave për ndeshjen ndaj Malit të Zi, e cila do të zhvillohet më 14 tetor në “Fadil Vokrri”.

Biletat më të lira do të jenë në sektorët e Veriut dhe Jugut, tribunat prapa portave.

Aty 5 euro do të kushtojë një biletë për ta parë ndeshjen.

Pjesa qendrore e stadiumit në Lindje biletat do të kushtojnë 15 euro, ndërkohë në sektorët e tjera të Lindjes, kushton 10 euro.

Në Perëndim biletat do të kushtojnë 15 dhe 20 euro. Pjesa ku kushton 20 euro është nën mbulojë.

Ndërkohë që biletat në zonën VIP do të kushtojnë 80 euro.

Pritet edhe kësaj radhe fluks i madh për bileta, pasi që interesimi vazhdon të mbetet i madh.

Biletat e ndeshjes Kosovaa – Mali i Zi, do të dalin në shitje online me 07.10.2019 në orën 16:00.

Komento: