Ndeshja kundër Anglisë, Arbër Zeneli arrin në Kosovë

12:42 | 16 Nëntor 2019

Arbër Zeneli ka ardhur në Kosovë për të prëcjell nga afër ndeshjen që Kombëtarja jonë do ta luaj këtë të diele kundër Anlgisë.

Lojtari me i mirë i Kosovës për vitin 2018 ka ardhur në vendëlindje për t’i dhënë kurajo shokëv të tij pas eleminimit në kualifikimet për ‘Euro 2020’, përcjell ORAinfo.

Ai ka publikuar një video nga dhoma e hotelit ku po qëndorn Kombëtarja e Kosovës. I shoqëruar nga Bersant Celina, Ibrahim Dreshevic dhe Herolind Shala, Arbër Zeneli ka një porosi për tifozët ‘Dardanë’.

‘Shihemi nesër’, ka qenë mesazhi i Arbërit në videon e postuar në rrjetet sociale.

Arbër Zeneli ka disa muaj jashtë fushës së gjelbër, kjo pasi ai u lënduar në ndeshjen e parë kundër Malit të Zi të luajtur në Podgoricë.

Ardhja e tij në këto momente të vështira për lojtarët e Kosovës, sigurisht që do t’i motivojë lojtarët ‘Dardanë’, për një rezultat sa me pozitivë kundër Kombëtares së Angëlisë.

Ndeshja Kosovë – Angli luhet nesër duke filluar nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur në afat rekord. /ORAinfo/

Komento: