Ndeshja me Anglinë, Kosova ka një tifoz special

18:57 | 10 Shtator 2019

Sonte do të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë.

Forma e shkëlqyeshme që po kalon Kombëtarja e Kosovës ka rritur entuziazmin edhe për ndeshjen ndaj një skuadre të madhe siç është Anglia.

Rreth 1600 tifozë kosovarë kanë mbërritur në Southampton për ta parë nga afër ndeshjen e sontme, e cila fillon nga ora 20:45.

Përveç ‘Dardanëve’, në tribuna do të ketë edhe shumë fytyra publike.

Njëri ndër ta është edhe mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, i cili do ta ndjek nga stadiumi ndeshjen e sotme të Kosovës.

Në foton e publikuar në rrjetet sociale, Xhaka shihet me një tifoz kosovar, i cili e ka shfrytëzuar mundësinë për të bërë foto me një nga lojtarët më të mirë në Angli.

Komento: