Ndizen dritat për festat e fundvitit, Prishtinës dekorimi i kushtoi 50 mijë euro – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndizen dritat për festat e fundvitit, Prishtinës dekorimi i kushtoi 50 mijë euro

23:00 | 28 Nëntor 2021

Janë ndezur dritat dekoruese për festat e fundvitit.

Komuna e Prishtinës në orët e mbrëmjes ka ndezur dritat e dekorimeve për festat e fundvitit.

Ndezja e dritave ka qenë në plan të bëhet më 1 dhjetor, por kjo gjë u bë pak ditë më herët për të shënuar edhe ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Si viteve të tjera, edhe kësaj here dekorimet kryesore janë në sheshet kryesore të qytetit. Sipas të dhënave nga Komuna, këtë vit do mbahet festiveli Verë n’ Dimër i cili vitin e kaluar nuk u organizua për shkak të gjendjes me pandeminë.

Derisa risi e këtij viti janë ‘Trcuk Food’ në sheshin ‘Zahir Pajaziti’.Kostoja e dekorimeve ka qenë 50 mijë euro.

Komento: