Ndodh befasia, Nottingham Foresti eliminon Arsenalin nga FA Cup

20:20 | 09 Janar 2022

Nottingham Foresti e ka eliminuar Arsenalin nga FA Cup, pasi ka shënuar fitoren 1-0 në rrethin e 1/32 të garës.

Pjesa e parë ishte e mbushur me shumë raste, mirëpo të dy skuadrat nuk ia dolën të shënonin.

Në 45 minutat e dytë, The Gunners tentuan edhe më shumë që të shënonin, mirëpo kjo ndodhi e kundërta për ta.

Nottinghami ia doli të tunde rrjetën dhe të shënonte golin e vetëm të takimit.

Ishte minuta e 83-të, kur Lewis Grabban shënoi në portën e mysafirëve me një asistim të Ryan Yates.

Deri në fund, Arsenali tentoi që së paku të shënonte golin e barazimit, mirëpo nuk ia foli dhe kështu u eliminua nga gara që e ka fituar më së shumti në Angli.

Komento: