Ndodh e papritura, ja ku po transferohet Isco

19:25 | 01 Nëntor 2019

Isco nuk është më i dëshiruar te Real Madrid.

Isco dhe Real Madrid janë ftohur prej kohësh me njëri-tjetrin dhe tashmë në Spanjë e bëjnë të sigurt largimin e tij në janar.

Dilema e vetme për spanjollin tashmë është destinacioni i ri.

Juventus ka qenë skuadra gjithmonë e interesuar për shërbimet e Isco dhe pëlqimi i tyre prej kohësh i bën italianët të jenë në “pole”.

Megjithatë sic raporton The Sun, Isco pëlqehet dhe nga Tottenham apo Manchester City.
Londinezët mund të bëjnë ofertën e çmendur në favor të madrilenëve duke ofruar kështu Eriksen për shërbimet e Isco.

Ndërsa Guardiola e shikon Isco si një lojtar me tiparet që i përshtaten mënyrës së lojës së tij.

Komento: