Ndodh e papritura, ja ku po transferohet Kessie

20:59 | 06 Nëntor 2019

Franck Kessie nuk ka pasur fillimet më të mira për këtë sezon.

Kundër Lazios, Kessie filloi në pankinë pasi Pioli zgjodhi në vend të tij Krunic, dhe ky i fundit bëri befasisht mirë. Në janar, një transferim mund të ishte edhe një herë në tryezë për mesfushorin,përcjell ORAinfo.

Sipas Claudio Raimondi të SportMediaset (përmes MilanNews.it), Kessie ka tërhequr të interesuarit e disa klubeve angleze, mbi të gjitha Wolves./ORAinfo/

Komento: