Ndodh e papritura, ja ku po transferohet Rodriguez

18:59 | 29 Nëntor 2019

Interi po planifikon të transferojë mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez, raporton La Repubblica.

James kishte qenë i lidhur me një kalim te Napoli gjatë gjithë verës, por ai vendosi të qëndrojë te Real, përcjell ORAinfo.

Tani, La Repubblica pretendon se Kolumbiani dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu dhe se Inter janë një destinacion i mundshëm, së bashku me Paris Saint-Germain/

Edhe Arsenali u raportua se kishte bërë një qasje, por kjo u refuzua nga lojtari.

Nerazzurri, sipas të përditshmes Romake, do të bëjnë një përpjekje për të nënshkruar 28-vjeçarin në qershor./ORAinfo/

Komento: