Ndodh e papritura: Milani me trajner të ri?

21:25 | 03 Shkurt 2020

Duket se Milani do të bëhet me një trajner të ri.

Një raport në Gjermani pretendon se trajneri i Red Bell Leipzig, Ralf Rangnick do të marrë përsipër Milanin këtë verë.

Gjermani ishte lidhur me një kalim në Milan disa muaj më parë, por ajo u mohua nga klubi dhe gjithashtu nga Rangnick.

Sidoqoftë, e përditshmja gjermane Bild deklaron se 61-vjeçari me të vërtetë do ta marrë drejtimin e Rossonerëve për fillimin e sezonit të ardhshëm.

Në një veprim të paparë, Rangnick do të emërohej si trajner, skaut dhe drejtor sportiv – duke u bërë në mënyrë efektive ekuivalenti italian i qasjes së vjetër britanike në stërvitje.

Rangnick do të kishte kontroll të plotë mbi transferimet dhe nuk do t’i përgjigjej një drejtori të sportit, i cili është normë në Itali dhe pjesën më të madhe të Evropës.

Bild raporton se negociatat janë në një fazë të përparuar.

Rangnick e ka udhëhequr Leipzigun në vendin e dytë në Bundesligë aktualisht, megjithatë ata ishin në krye për disa javë përpara se Bayern të merrte lidershipin.

Ata gjithashtu takohen me Tottenham në raundin e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve.

Komento: