Ndryshim drastik i Zejnep, a do ta njihnit në imazhin e fundit?

18:33 | 20 Dhjetor 2018

Është ndër aktoret me të dashura për publikun shqiptar.

Aktorja e njohur, Hazal Filiz Küçükköse me rolet e saj arriti të bëjë famë edhe përtej kufijve të Turqisë.

Në Kosovë e njohur u bë me rolin e saj si “Zejnepja” te seriali “Kara Sevda” dhe si “Lejla” te seriali “Më fal”, shkruan rtv21.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku edhe publikon imazhe të ndryshme që i lë pa fjalë ndjekësit e saj. Aktorja nga ndjekësit e saj, gjithmonë komentohet për thjeshtësin që e ka.

Në fotografinë e fundit që e ka postuar në rrjetin social Instagram, “Zejnepja” duket mjaft e bukur dhe tërheqëse.

Në aspektin profesional si aktore, përveç në rolin e “Zejnepes” e të Lejlas, ajo njihet edhe për rolet e saj në “Kalbim Seni Seçti” si “Ada”, “Ustura Kemal” si Kalisto, “Ruya” si “Elif Ardali”, e shumë të tjerë. E tash së fundmi në rolin e Melike Hatun, te seriali “Mehmed Bir Cihan Fatihi”.

Komento: