Ndryshon gjithçka, Neymar mund të transferohet te Real Madrid – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ndryshon gjithçka, Neymar mund të transferohet te Real Madrid

13:18 | 08 Nëntor 2019

Zidane e do transferimin e Neymarit para Pogbas.

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar thuhet se është i preferuari i Real Madridit dhe trajnerit Zinedine Zidane për ta transferuar në Santiago Bernabeu.

Trajneri i Real Madridit, Zidane nuk ka qenë serioz në sjelljen e mesfushorit të Manchester Unitedot, Paul Pogba në Spanjë.

Ndërsa, Zidane e ka kërkuar haptas francezin e Unitedit, eksperti i njohur Frederic Hermel insiston se Pogba nuk ishte kurrë përparësi për trajnerin Realit.

“Tensionet rreth mos ardhjes së Pogbas? Unë mendoj se klubi nuk bëri gjithçka për të transferuar Pogban sepse ata menduan se mund të marrin Neymar në ditët e fundit të afatit kalimtar”.

“Pra, natyrisht, Pogba nuk erdhi, por Zidane ka të gjithë lojtarët që ai kishte kërkuar”.

“Ai donte (Luka) Jovic, (Eden) Hazard dhe (Ferland) Mendy dhe ai i ka ata të gjithë”, ka thënë eksperti Hermel.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!