Në ditë e heshtjes zgjedhore, Kurti vizitoi disa komuna, për ta mbyllur ditën me Vitinë

23:39 | 13 Nëntor 2021

Vizitoi disa komuna në ditën e heshtjes zgjedhore, Kurti mbyll ditën me një birrë me Vitinë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti këtë të shtunë vizitoi disa nga qytetet ku Lëvizja Vetëvendosje do të garojë në balotazh.

Kurti nuk u brengos shumë për heshtjen zgjedhore pasi ai vizitoi Podujevën, ndërsa gjithashtu u raportua se ishte edhe në Prizren e Gjakovë.

Ndërsa për fund, Kurti ka vendosur ta mbyllë ditën me një birrë së bashku me kandidatin për kryetar të Prishtinës, Arben Vitinë.

Kurti ishte ditët e fundit në Paris të Francës ku mori pjesë në Forumin e Paqes.

Kurti e Vitia u panë së bashku në një nga kafenetë e kryeqytetit.

Komento: