Në Gjilan vetëplagoset një person

15:12 | 02 Janar 2022

Në Gjilan është vetëplagosur një person.

Një person në Gjilan është vetëplagosur në shuplakën e dorës së majtë me armë zjarri, për çka ka marrë tretman mjekësor.

Në raportin e 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri në formë stilolapsi dhe predhën e fishekut që mjekët ia kishin hequr të dyshuarit nga dora.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, ndërsa lënda e rastit do të hetohet në procedurë të rregullt.

Komento: