
Portieri me huazim Andrii Lunin pritet të shkurtojë kohën e tij te Real Valladolid dhe të rikthehet te Real Madrid në afatin kalimtar të janarit.
Portieri 20-vjeçar, i cili është shumë i vlerësuar në komunitetin e futbollit, u largua nga Los Blancos për të marrë më shumë minuta në fushë dhe u bashkua me Valladolid me një hua sezonale, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, për sa i përket zhvillimit të fundit, besohet se menaxheri i Valladolid, Sergio nuk është i mahnitur me yllin e Ukrainës./ORAinfo/