Në këtë ditë do të bie borë në vendin tonë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Në këtë ditë do të bie borë në vendin tonë

13:44 | 17 Nëntor 2019

Pritet ndryshimi i temperaturave.

Gjatë javës së ardhshme në vendin tonë do të ketë mot kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje shiu. Nga e mërkura rënie e lehtë e temperaturave dhe reshje bore në vendet malore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten mbi vlera mesatare, edhepse në pjesën e dytë të javës do të pësojnë një rënie të lehtë. Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 8C, e maksimalet nga 12C deri në 16C.

Fusha të presionit të ulët që po depërtojnë mbi Mesdhe, e më pas edhe nga rajoni ynë, do të kushtëzojnë ditëve në vijim mot kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me kalimin e sistemeve frontale mbi vend do të sjellin edhe të reshura shiu. Ditën e mërkurë në vise malore mbi 2000m priten edhe reshje bore. Orëve të mëngjesit nëpër ultësira do të krijohen kushte edhe për mjegulla, njofton Prishtina Weather.

18.11 – Në mëngjes vende-vende me reshje të dobëta shiu. Ditën vransirat do të shpërndahen, e në mbrëmje priten kthjellime.

19.11 – Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Ditën kryesisht vranët. Vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

20.11 – Më freskët, kryesisht vranët, e kohëpaskohe me shi. Në mbrëmje pjesërisht vranët.

21.11-22.11 – Kryesisht me vransira. Të enjten në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull, e ditën e premte, pasdite dhe në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-7m/s, e në pjesën e dytë të javës lehtë nga verilindja-lindja 1-4m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht mbi vlera të normales.

Komento: