Në këtë ditë e merr detyrën kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama

10:45 | 03 Dhjetor 2021

Të martën, Përparim Rama merr detyrën e kryetarit të Prishtinës

Përparim Rama të martën e 7 dhjetorit do ta marrë detyrën e të parit të Komunës së Prishtinës.

Mbledhja inauguruese ku pritet të bëhet betimi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe betimi i kryetarit Rama do të bëhet në ora 10:00.

Alban Zogaj do të jetë nënkryetar i Prishtinës.

Por, përveç tij, pozitë të nënkryetarit do të mbajë edhe dikush tjetër, emri i të cilit do të varet nga marrëveshjet për bashkëqeverisje të kryeqytetit.

Kujtojmë se në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 17 tetor Përparim Rama ishte kandidati i i dytë më i votuar. Rama në këtë raund arrit të marrë 25 mijë e 252 vota apo 29,17përqind, ndërsa i pari ishte kundërkandidati nga Vetëvendosje, Arben Vitia me 36 mijë e 818 apo 42,54 përqind të votave.

Por në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 nëntor, rezultati u përmbys.

Rama fitoi 41 mijë e 746 vota apo 50,98 përqind, kurse Vitia fitoi 40 mijë e 143 vota apo 49,02 përqind.

Komento: