Në këtë orë hidhet shorti i Champions League

09:54 | 18 Mars 2022

Liga e Kampionëve është në fazën e fundit . Kanë mbetur vetëm tetë skuadra në rrugën e betejës për të arritur finalen e 28 majit në Paris.

Real Madrid, Atlético Madrid, Villarreal, Liverpool, Manchester City, Chelsea, Benfika e Bayern Munchen sot do të mësojnë rivalët e tyre në çerekfinale.

Shorti nis në oa 12:00 dhe të mundshme janë të gjitha përballjet ngase nga kjo fazë nuk ka kategorizim mes skuadrave nga e njëjta ligë.

Manchester City e Liverpooli janë favorit në letër, por se Reali e Bayerni janë edhe në mesin e favoritëve për të fituar Ligën e Kampionëve.

Komento: