Në këtë orë PZAP pritet të shpall vendimin për ankesat pas rezultateve finale të KQZ-së

12:29 | 11 Nëntor 2019

PZAP-i deri në orën 15:00 pritet të shpall vendimin për ankesat pas rezultateve finale të KQZ-së.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 do të bëjë publik vendimin për ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatet për deputet të cilat janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve e përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ, me datën 07.11.2019.

PZAP-i, në një njoftim për media, ka thënë se ankesat janë pranuar deri në orën 10:50 të ditës së sotme.

Ndërkaq, pas njoftimit të palëve me vendime, PZAP-i thotë se rreth orës 15:00 të ditës së sotme do të lëshohet komunikatë për medie, si dhe “sa ma pare qe është e mundur, PZAP-i do të publikon në Ueb Faqen zyrtare të PZAP-it vendimet lidhur me ankesat e parashtruara ndaj vendimeve të KQZ-së pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve”.

Komento: