Në këto orë të vështira, AS Roma solidarizohet me Shqipërinë

16:22 | 26 Nëntor 2019

Në Shqipëri për momentin po luftohet për jetë a vdekje.

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm që la shumë pasoja.
Ky lajm ka bërë bujë dhe po vëzhgohet nga shumë media botërore.

Shqipërinë e ka goditur sot një tërmet i fuqishëm,e më vonë edhe disa të tjerë me ç’rast ka pasur viktima dhe shumë dëme materiale,përcjell ORAinfo.

Pas kësaj katastrofe, ka reaguar edhe klubi i madh italian Roma.

“Në këto orë të vështira, AS Roma shpreh afërsi me popullin shqiptar”, ka shkruar Roma në rrjetin social Twitter./ORAinfo/

Komento: