Në këto rrugë nuk mund të kaloni pa pajisje dimërore

10:15 | 18 Dhjetor 2021

Në këto pika kalime kufitare të Kosovës, rrugën nuk mund ta kaloni pa paisje dimërore.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ka bërë të ditur se disa rrugë në pikat e kalimit kufitar janë të mbuluara me borë dhe akull.

Edhe mëngjesi i sotëm ka zbardhur me reshje të borës të cilat parashihet të vazhdojnë edhe gjatë ditës. Moti do të jetë i vranët edhe sot.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius. Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.

Ndërkaq sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar, gjendja e rrugëve në disa pika kalime kufitare është me borë dhe akull, derisa kanë bërë të ditur se këto rrugë nuk kalohen pa paisje dimërore.

Rrugët e pikë kalimeve kufitare që nuk mund të kalohen pa paisje dimërore janë: Fush-Pajtimit-Glloboçicë, Gjilan-Muçibabë, Pejë-Kullë, Gjakovë-Q.Morinë, Gjakovë-Q.Prushit, Prishtinë-Mutivodë.

Në shumicën e pikë kalimeve kufitare ka borë dhe akull.

Qytetarët që kalojnë në këto pika kufitare duhet të kenë kujdes për shkak të kushteve atmosferike.

Kujtojmë edhe që tani mërgimtarët veç se kanë nisur të vijnë në Kosovë edhe momentalisht fluksi në pikat kufitare është i qetë.

Komento: