‘Në kohë të pandemisë studentët s’kanë para për semestër, ndërsa Qeveria blen vetura’

13:20 | 10 Nëntor 2020

Demokracia Studentore ka reaguar pas blerjeve së veturave të reja nga Qeveria e Kosovës.

Në reagimin e Demokracisë Studentore thuhet se në këtë kohë pandemie studentët nuk kanë para për semestra, ndërsa Qeveria në kohe krize blenë vetura me vlerë 130 mijë euro.

“Si organizatë studentore jemi të shqetësuar për gjendjen aktuale të studentëve të Kosovës në rrethanat e pandemisë. Në këtë kohë të rëndë të pandemisë studentët nuk kanë para për semestra, e në anën tjetër qeveria në vend se të mendoi një opsion për t’i nxjerrë nga kriza blenë vetura BMW me vlerë 130 mijë euro për copë”, thuhet në reagim.

Më tej “Organizata Demokracia Studentore e quan skandaloze blerjen e veturave luksoze nga kjo Qeveri në këtë kohë shumë të rëndë ekonomike të shkaktuar nga pandemia e virusit COVID-19”.

“Ne si organizatë jemi shumë të shqetësuar për luksin e tepërt të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë kohë shumë të rëndë ekonomike ku studentët nuk kanë para të paguajnë një semestër e qeveria blenë vetura luksoze të markës BMW. Studentët ende nuk janë liruar nga pagesat e semestrave dhe pagesat të tjera që lidhen me shërbimin ndaj studentëve, andaj ne kërkojmë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës që ta ndaj një fond për t’i mbështetur studentët në këtë kohë të pandemisë që të lirohen nga të gjitha pagesat, pasi studenti është kategoria më e prekur në këtë situatë të pandemisë. Studentët në Kosovë nuk kanë asnjë lloj të ardhure financiare dhe i vetmi burim financimi është nga prindërit e tyre”.

Tutje në reagim thuhet se “Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ketë konsideratë ndaj studentëve për gjendjen e tyre të rëndë ekonomike në këtë kohë shumë të rëndë të pandemisë dhe të merr një vendim që t’i lirojë nga të gjitha pagesat”.

Komento: