Në lidhje me Getin, por Vivien ende mban videon e puthjes me Saimirin

17:34 | 23 Shkurt 2023

Vivien Thano ka 2 javë që është larguar nga Big Brother VIP Kosova.

Ajo gjatë kohës sa ishte brenda është lidhur me reperin nga Ferizaj, Getinjo, me të cilin janë duke e vazhduar lidhjen edhe jashtë.

Kjo e fundit është duke u kritikuar shumë pasi edhe pse e lidhur me Getinjon siç duket nuk e ka harruar pëlqimin e saj, sa ka qenë në shown televiziv “Love Story”.

Kjo për faktin se, Vivi ende e mban në profilin e saj zyrtar në “Tik Tok”, videon kur Saimiri i kishte dhuruar trëndafilin e parë me ngjyrë të kuqe, po ashtu edhe momentin kur dyshja kanë shkëmbyer puthje.

Komento: