Në mes të Uashingtonit, miku i Kosovës, Walker e dëgjon këngën e Reçakut

16:03 | 03 Dhjetor 2021

Miku i Kosovës, William Walker në mes të Washingtonit e dëgjon këngën e Reçakut

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, në mes të Washingtonit ka dëgjuar këngën e Reçakut, gjatë vitit të kaluar.

Në video që shfaqet në rrjetet sociale, Walker shihet duke dëgjuar tingujt e këngës së Reçakut, të kënduar nga vëllezërit Isufi.

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE’së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar.

Sipas dëshmitarëve, aty rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

Masakra e Reçakut t’merroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocid të ish-kriminelit Slobodan Milloshevic.

Komento: