Në ora 16:00 nis rinumërimi i vendvotimeve

14:03 | 13 Nëntor 2019

Sot fillon rinumërimi i vendvotimeve.

Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ, ka njoftuar se sot, e mërkurë, në orën 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i rinumërimit të vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

KQZ ende në pritje të Supremes për ndonjë ankesë të mundshme lidhur me vendimin e PZAP

Komisioni Qendror Zgjedhor, është ende në pritje të Gjykatës Supreme, lidhur me vazhdimin e rinumërimit të votave.

Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ, thotë se “Aktualisht jemi në pritje të konfirmimit nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë ankesë lidhur me vendimin e PZAP-it për rinumërim”.

“Sapo të kemi konfirmimin do t’iu mbajmë të informuar lidhur me hapat e mëtejshëm të KQZ-së”, tha Elezi, raporton Koha.net.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, dje tha se për vendimin e PZAP-së që të rinumërohen 1472 vendvotime, nuk ka shkuar asnjë ankesë në Gjykatën Supreme.

Komento: