Në prag të festave, Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për vaksinim

22:16 | 12 Dhjetor 2021

Vaksinimi po vazhdon të aplikohet në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, MSH tha se të gjithë qytetarët 12 vjeç e lart mund të vaksinohen.

“Marrja e vaksinës kundër COVID-19 është e shpejtë, e lehtë dhe falas. Mbroni veten dhe të dashurit tuaj në këtë sezon festash me një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër COVID. Të gjithë qytetarët 12 vjeç e lart mund të vaksinohen”, thuhet në njoftim.

Në total numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 321.

Komento: