Në vendet e Ballkanit Perëndimor, pensionet më të vogla minimale janë në Kosovë

14:07 | 20 Nëntor 2021

Pensionet vazhdojnë të jenë shumë të vogla në Kosovë.

Në vendet e Ballkanit Perëndimor, pensionet më të vogla minimale janë në Kosovë, ndërsa më të lartat në Serbi.

REL ka publikuar një infografikë për pensionin minimal dhe maksimal në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas kësaj infografike, në vendin tonë pensioni minimal është 90 euro, kurse ai maksimal 627 euro.

Në Maqedoninë e Veriut, pensioni minimal është 170 euro derisa pensioni maksimal është 938 euro.

Pensionet maksimale në shtete e tjera shkojnë mbi 1mijë euro. Në Mal të Zi, pensioni maksimal është 1 mijë e 100 euro, e minimali 147 euro.

Pensionin maksimal më të lartë nga këto shtete e ka Serbia, apo 1 mijë e 258 euro. Ndërkohë, ai minimal është 136 euro.

Në Bosnjë e Hercëgovinë, pensioni minimal është prej 160 apo 212 euro, kurse maksimal sillet rreth 1 mijë e 90 euro.

Komento: