Nëse e bëni këtë veprim, keni probleme psikologjike!

10:58 | 06 Dhjetor 2018

Bëhuni të sinqertë: me siguri keni miq të shumtë të cilët gjithmonë e postojnë aktivitetin e tyre të fitnesit në Facebook apo Instagram. Ndoshta ju vet jeni ai person.

“Vrapova 5 kilometra para se t’ia fillojë punës” mund të jetë përshkrim motivues për ta lexuar në mëngjes, ose edhe tejet bezdisës, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit londinezë kanë kryer një studim për të parë se përse shumë njerëz e shpërndajnë rutinën e tyre të fitnesit në rrjete sociale. Rezultatet, vërtet se janë interesante.

Varësia nga vëmendja dhe vlerësimi

Ata që e postojnë rutinën e tyre të fitnesit kanë tendenca të jenë narcisistë.

Sipas hulumtuesve, qëllimi kryesor i tyre është t’u tregojnë tjerëve sesa shumë investojnë në pamje fizike. Madje, sipas shkencëtarëve, këto postime kanë tendenca të marrin më shumë pëlqime sesa postimet tjera.

Narcisistët i postojnë më shpesh arritjet e tyre, gjë e cila nxitet nga nevoja e tyre për vëmendje dhe vlerësim nga komuniteti i Facebook-ut.

Por, pavarësisht se këto postime kanë tendenca të marrin më shumë pëlqime, shkencëtarët thonë se kjo nënkupton vetëm që miqtë e rrjeteve sociale po u ofrojnë mbështetje përderisa po i injorojnë shfaqjet e tyre egoiste.

Komento: