Nëse i shihni këta dy persona lajmërojeni menjëherë policinë

13:16 | 04 Dhjetor 2021

Policia qytetarëve kërkesë për bashkëpunim.

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët, në lidhje me kërkimin e dy personave.

Ata me 30 maj të këtij viti, janë shpalluar në kërkim si të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, bazuar në autorizimin e dhënë nga prokurori i Departamentit për Krime të Përgjithshme në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë ka thënë se lejohet publikimi i fotografive në media të shkruara dhe elektronike i dy personave të dyshuar”, thuhet në komunikatë.

Policia thotë se publikimi i fotografive për dy të dyshuarit ka për qëllim që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet i mundur lokalizimi dhe arrestimi i personave të dyshuar.

“Personat e shpallur në kërkim janë të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” e ndodhur me datën 30 maj 2021, në Skenderaj. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që për çdo informacion që ndërlidhet me fotografitë e personave në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë Policinë e Kosovës “, bëhet e ditur në komunikatë.

Tutje, ata njoftojnë se informacione për personat në kërkim, mund të dërgoni në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192

– +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu

– 044/633 551

– E-mail adresa: [email protected]

Komento: