Nëse Luizi del nga ‘Big Brother’ çfarë ndodh me shtëpinë?

19:21 | 21 Shkurt 2023

Çfarë ndodh me shtëpinë nëse Luizi del nga ‘Big Brother’?

Luizi, Kiara dhe Bledi janë tre banorët e nominuar. Një prej tyre pritet të lërë shtëpinë mbrëmjen e sotme e diskutimet më të shumta përfliten mes Bledit dhe Kiarës. Por, a ka shanse të dalë Luizi. E nëse ndodh, çfarë do bëhet me shtëpinë e banorët.

Këtë përgjigje e dhanë sot Kiara dhe Bledi, të cilët, së bashku me Luizin, ishin përballë banorëve të tjerë. Ata duhet t’i kthenin përgjigje pyetjeve të tyre në lidhje me lojën si dhe me mesazhet që do jepnin nëse rrezikojnë që të eleminohen.

Kiara u pyet se si do ishte shtëpia nëse eleminohet Luizi. Ajo u shpreh se do ishte gropë e të njëjtin mendim kishte edhe Bledi.

‘Nëse del Luizi kjo shtëpi shkon gropë e gjitha.’- tha Kiara.

Bledi nga ana tjetër e krahasoi shtëpinë e ‘Bigu’-t me funeral duke thënë se nëse largohet Luizi nuk do dëgjohet asnjë lloj zhurme.

‘Nëse del Luizi shtëpia do humbasë një pjesë madhore të identitetit të saj, do ketë mungesë energjie, të keqe dhe të mirë, se i mishëron të dyja. Do kthehet të paktën për një javë, jo se i bëj qefin po do dukej si një agjensi funerali, ku nuk do dëgjohet asnjë lloj zhurme, po ndoshta më vonë do ta rikuperojë veten, me hyrje të reja.’

Luizi e sigurtë që nuk largohet nga shtëpia e vetëm zhurma që s’do mungojë. Sidomos nëse largohet Kiara, zhurma do jetë e madhe nga ç’pritet.

Komento: