Nëse ndodh kjo, Ronaldo largohet përfundimisht nga Manchester United

20:23 | 19 Janar 2022

Cristiano Ronaldo edhe zyrtarisht do të largohet nga Manchester Unitedi në fund të sezonit nëse ekipi nuk i garanton yllit portugez pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër, ka raportuar të mërkurën “The Sun”.

Ronaldo 36-vjeçar u rikthye në “Old Trafford” në fillim të këtij edicioni duke rritur shpresat se Manchester Unitedi do të mund ta fitojë titullin e parë të kampionit në Premier League pas largimit të Sir Alex Fergusonit.

“Mungesa e intensitetit ka bërë që Ronaldo të ndihet një figurë e frustruar në klub dhe për këtë arsye nuk dëshiron të qëndrojë nëse nuk luan në Ligën e Kampionëve”, ka vazhduar “The Sun”.

Për këto gjëra, portugezi është ankuar edhe te trajneri i përkohshëm, gjermani Ralf Rangnick që e zëvendësoi Ole Gunnar Solskjaerin e shkarkuar.

Ai ka mbetur i habitur me faktin se është lojtari i vetëm që qëndron për të punuar në përgatitjen fizike pas stërvitjeve, derisa askush tjetër nuk i bashkohet.

Gjithashtu, Ronaldo është ankuar edhe për faktin se është futbollisti i vetëm që shkon në palestër për të bërë punë shtesë para dhe pas stërvitjes në tentim për ta ndihmuar klubin që të futet në mesin e katër skuadrave të para në Premier League.

Aktualisht United është i shtati në Ligën Premier. /ORAinfo/

Komento: