Nëse ndodh kjo, shkarkohet Zidane

19:29 | 20 Shtator 2019

Vendimi i Zinedine Zidane për t’i dhënë skuadrës së tij Real Madrid një ditë pushimi pas humbjes së tyre të rëndë ndaj Paris Saint-Germain ka zemëruar bordin e Real Madrid, raporton Mundo Deportivo.

Florentino Perez dhe pjesa tjetër e drejtorëve të klubit janë të hutuar se pse lojtarët janë dukur të shpërblyer për një paraqitje të dobët në Ligën e Kampionëve,përcjell ORAinfo.

Ajo vetëm shton presionin në rritje ndaj Zidane, pasi rezultatet e dobëta kundër Sevilla këtë fundjavë, dhe Atletico Madrid brenda dy javësh mund ta shihte atë të humbasë punën e tij./ORAinfo/

Komento: