Nëse plotësohet ky kusht, Rakitic transferohet në Milan

23:21 | 07 Nëntor 2019

Milani po mendon të nënshkruaj me mesfushorin kroat Ivan Rakitic, i cili nuk është në planet e Barcelonës, përcjell ORAinfo.

Tuttosport raporton sot se transferimi i Rakitic në Milan mund të bëhet në formë kredie me një detyrim për të blerë.

Sidoqoftë, pala katalanase nuk është e gatshme të pranojë një hua të thatë, pasi ka edhe ekipe të tjera të interesuara për lojtarin dhe dëshirojnë para ‘kesh’ për yllin kroat. /ORAinfo/

Komento: