Nesër mblidhet Kuvendi, diskutohet themelimi i Tribunalit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Nesër mblidhet Kuvendi, diskutohet themelimi i Tribunalit

16:39 | 15 Maj 2019

Kuvendi nesër mblidhet në seancë, 5 pika për gjenocidin serb në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës ka caktuar për nesër seancë të re plenare, që ka në rend dite 7 pika.

Seanca planifikohet të nisë në orën 10:00.

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe Koha për pyetje parlamentare, janë dy pikat e zakonshme për seancën e re.

E pas këtyre, Kuvendi synon shqyrtimin e Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krim met kundër njerëzimit dhe krim met e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë, më pas formimin e Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, vendimin për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave, vendimin për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës, si dhe në fund caktimin e Ditës së Gjenocidit.

Kuvendi sot ka dështuar të mbajë seancë për shkak mungesës së kuorumit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!