“Nesër ndërrohu me Trixën, a po të njeh Donaldi”, Çka po ndodh në BBVIP

09:38 | 21 Janar 2022

Vëllezërit Veshaj janë shndërruar në personazhe mjaft të komentuar në mediat rozë.

Donald dhe Romeo njihen që moti shkak i angazhimit të tyre si artistë të humorit, shkruan lajmi.net.

Por jo rrallë ata kanë marrë vëmendje e janë përfolur për jetën e tyre private.

Pas ndarjes nga Bora, Donaldi ka filluar lidhjen me këngëtaren Beatrix Ramosaj në formatin Big Brother Vip, ndërsa në anën tjetër Romeo pas ndarjes nga Jonida Maliqi ka filluar lidhjen me Aleksia Peleshin, vajzën e deputetit të njohur shqiptar.

Aleksia shpesh është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të bukurisë që posedon, por edhe për shkak të thashethemeve që e lidhnin bashkë me Romeon.

Së fundmi ajo ka bërë një ndryshim në pmajen e saj duke u transformuar në bionde dhe kaq ka mjaftuar që ndjekësit menjëherë ta krahasojnë me Trixën.

Mesazhet që pranoi në instagram ajo nuk përtoi t’i hedhë në instastory dhe t’i bëjë publike.

Theksojmë se edhe pas ngacmimit të Romeos drejt Beniadës, Aleksia ditë më parë ka treguar se ata janë bashkë dhe këto gjëra janë më se të kuptueshme.

Komento: