Newcastle ‘çmendet’, ofron kaq para për Neymarin

17:40 | 18 Mars 2022

‘Çmendët’ Newcastle, gati 200 milionë euro për Neymarin.

Newcastle United është duke vlerësuar mundësinë për të nënshkruar me yllin e PSG-së, Neymar.

Braziliani nuk është duke kaluar kohë të mirë të “Parisienët”, ku është lënduar në kohën e fundit, derisa edhe është kritikuar dhe fishkëllyer nga tifozët në fitoren ndaj Bordeaux në vikendin e kaluar, transmeton lajmi.net.

Në fakt, as goli që i shënoi Bordeauxit, nuk ishte i mjaftueshëm që tifozët të ndalnin fishkëllimat e shumta për Neymarin.

Kësisoj, “AS” raporton se Newcastle United është duke shikuar situatën e brazilianit dhe mund t’i bëjë ndonjë ofertë verës së ardhshme.

Newcastle është skuadra e vetme që mund të paguajë pagat e larta të Neymarit në vlerë 500 mijë funte plus transferimin prej 198 milionë euro që do kërkojë klubi francez.

Sidoqoftë, ka raportime që edhe Barcelona është duke vëzhguar këtë situatë.

Komento: