Newcastlet ofroi 45 milionë euro për Zapatan, Atalanta habitë të gjithë me vendimin

13:08 | 18 Janar 2022

Newcastle Unitedit i është refuzuar oferta e parë nga Atalanta për sulmuesin Duvan Zapata.

Klubi anglez ka ofruar 30 milionë euro për Zapatan, ndërkaq mediat në Itali shkruajnë se Atalanta mund ta shesë Zapatan nëse Newcastle ofron 45 milionë euro.

Newcastle i ka ofruar Zapatas 6 milionë euro në sezon dhe e dëshiron lojtarin këtë muaj.

31-vjeçari prej kohësh është tifoz i Arsenalit. Ai ëndërron të luajë në Premier League.

Në 22 ndeshje këtë sezon me skuadrën italiane, Zapata ka shënuar 12 gola dhe ka bërë edhe shtatë asistime.

Newcastle kishte marr përgjigje negative edhe për mbrojtësin gjerman të Atalantas, Robin Gosens.

Komento: