Nexhati i bie pishman për këtë bashkëpunim me Remzien

13:03 | 14 Qershor 2021

Bashkëpunimet me Remzien, Nexhat Osmani e thotë publikisht se për cilin është pishman

Të dy këngëtarët ishin të ftuar në NIN.

Remzie Osmani dhe Nexhat Osmani, zbuluan shumë të pathëna nga jeta e tyre.

Në rubrikën “Haje ose thuaje” këngëtarja i parashtroi një pyetje lidhur me bashkëpunimet e shumta.

Për cilin bashkëpunim je pishman? e pyeti këngëtarja derisa Nexhat Osmani hezitoi në përgjigje megjithatë u përgjigj se projekti muzikor “Gjerdani i dashurisë” është ai bashkëpunim.

Ndërkohë, këngëtari nuk e zbuloi arsyen e kësaj përgjigje sidoqoftë kjo është një nga këngët më të pëlqyera të dyshes.

Komento: