Neymar ‘godet’ PSG-në me deklaratën e fundit

00:08 | 06 Shkurt 2020

Neymari ka befasuar me deklaratën e tij të fundit.

Neymar ka deklaruar se skuadra aktuale e PSG-së, nuk është skuadra më e mirë me të cilën ka luajtur.

Braziliani në vitin 2017 nga Barcelona për 222 milionë euro u transferua te PSG, për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në botë, rekord që vazhdon të mbetet edhe sot.

Te Barcelona, duke luajtur përkrah Lionel Messit dhe Luis Suarezit, Neymar ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve, diçka që nuk po arrin ta bëjë edhe me kampionët e Francës.

“Unë nuk mendoj se skuadra aktuale e PSG është më e mira në të cilën kam luajtur, por ka një atmosferë dhe vetëdije ndryshe nga vitet e tjera”, ka deklaruar Neymar.

“Kjo na ndihmon shumë në punën e përditshme dhe në përpjekjet për të arritur qëllimet tona”.

Komento: