Neymar po kthehet në Barcelonë ?

23:15 | 19 Nëntor 2019

Neymar mund të kthehet sërish në Barcelonë.

Barcelona nuk ka hequr dorë nga Neymar. Katalanasit e kërkuan me çdo kusht gjatë merkatos së verës, por PSG-ja rezistoi duke kërkuar shifra të çmendura për kartonin e tij dhe në këtë mënyrë Barcelona hoqi dorë.

Por, duket se drejtuesit e klubi nuk janë dorëzuar ende duke parë që Neymar nuk do të rinovojnë kontratën e tij me klubin parizien që mbaron në 2020 dhe kanë gati planin e ri për merkaton e ardhshme të verës.

Në Spanjë shprehen të sigurt që Barcelona e dëshiron sërish në skuadër sulmues brazilian dhe do të paraqesë ofertën e radhës drejtuesve të PSG-së dhe shpresojnë që ta finalizojnë me sukses.

Komento: