Nga emocioni, Gresa publikon fotografinë e Shkurtës si ‘ushtare’ gjatë luftës

12:06 | 14 Dhjetor 2018

Me rastin e votimit për transformimin e FSK-së në ushtri kanë reaguar shumë persona publik si politikanë ashtu edhe të profesioneve të tjera.

Urimit iu bashkangjitën shumë këngëtarë të njohur që shprehën gëzimin e tyre në rrjete sociale, shkruan ORAinfo.

E vajza e Shkurte Fejzës, Gresa zgjodhi një fotografi shumë të veçantë të nënës së saj për të shprehur gëzimin e saj të madh.

Në këtë fotografi shihet Shkurta e veshur me rroba të ushtrisë dhe në mesin e tre ushtarëve të tjerë, shumë vite më parë./ORAinfo/

Komento: