Ngacmoi dy femra përmes telefonit – nga një tjetër mori mbushje, arrestohet prishtinasi

10:33 | 11 Nëntor 2021

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti ngacmoi dy femra dhe nga një tjetër mori mbushje telefoni.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , nën dyshimin se i njëjti përmes telefonit i ka ngacmuar seksualisht dy viktima femra kosovare ndërsa viktimës tjetër femër kosovare, duke e shfrytëzuar emrin e saj përmes telefonit ka marr transaksione-mbushje telefonike në vlera të ndryshme nga të afërmit e saj, si provë materiale i është sekuestruar telefoni”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje, në këtë raport thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Komento: