Nis festa në “San Siro”, Milan po e transferon yllin e Barcelonës

13:02 | 09 Dhjetor 2019

AC Milan është i interesuar të nënshkruajë, qendërmbrojtësin e ri të Barcelonës, Jean-Clair Todibo, në afatin e transferimit të janarit.

19-vjeçari është vendosur të largohet nga klubi me bazë katalanase në janar pasi nuk ka mundur të sigurojë një vendin e tij në XI fillestar,përcjell ORAinfo.

Sa i përket raportit të fundit, Todibo – i cili është shumë i vlerësuar në komunitetin e futbollit ka tërhequr interes nga klubi italian që mezi pret ta sjellë atë në San Siro në të ardhmen e afërt.

Raporti theksoi më tej se përfaqësuesit e klubit me qendër në Milano janë takuar me hierarkinë e Barcës të Premten për të diskutuar rreth marrëveshjes së mundshme për mbrojtësin në të ardhmen e afërt./ORAinfo/

Komento: