Nis festa në “San Siro”, ylli i madh po vesh fanellën kuqezi

16:00 | 12 Nëntor 2019

Granit Xhaka ka filluar kërkimin e shtëpive në Milano përpara një transferimi në San Siro në janar, raporton RSI.

Xhaka nuk ka paraqitur për Arsenalin që nga ndeshja e tij publike me tifozët gjatë barazimit 2-2 me Crystal Palace muajin e kaluar. I pyetur nëse Xhaka do të luante përsëri për klubin, Unai Emery pranoi javën e kaluar: “Nuk e di”,përcjell ORAinfo.

AC Milan tani raportohet se është i interesuar të sigurojë shërbimet e Xhaka. Një marrëveshje mund të përshpejtohet nga fakti se ish-Drejtori i Përgjithshëm i Arsenalit Ivan Gazidis po punon për kuqezinjtë dhe dyshja tashmë e njohin mirë njëri-tjetrin./ORAinfo/

Komento: